ShowBiz

Gazetarja zbulon të vërtetën për sëmundjen e Flori Mumajesit

Flori Mumajesi është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar. Po ashtu ai njihet edhe për punën e talentuar si kantautor, i cili ka sjellë shumë prej projekteve më të mira në tregun e muzikës shqiptare tashmë për më shumë se një dekade.

Megjithatë së fundmi nuk kemi dëgjuar shumë nga Flori Mumajesi.



Këngëtari duket se është larguar disi si nga studioja dhe akoma dhe më shumë nga skena, pasi nuk e kemi parë më në koncerte.

Duket se pas gjithë mungesës së Florit në muzikë fshihet diçka. Në emisionin Fun Day me moderatoren Fatma Methasani në IN TV u diskutua ngjarjet më të fundit të showbizz-it shqiptar dhe të huaj.

Gazetarja Megi Bilo zbuloi se Flori Mumajesi vuan nga një problem shëndetësor me mëlçinë dhe kjo ka qenë arsyeja përse kantautorin nuk e kemi parë në koncerte apo me ndonjë projekt të ri muzikor./intv.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas