Kryesore, Media

Gazetarja e njohur e ‘TCH’, mesazh Arta Markut: Zgjohu moj burrneshë, mos ngroh karrigen

Gazetarja e njohur e “Top Channel”, Anila Hoxha, ka kërkuar sot ndërhyrjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme lidhur me situatën problematike që po kalon akuza në Shqipëri.

Nisur edhe nga veprimi i sotëm i prokurorëve që janë rebeluar duke mos pranuar asnjë rishortimin për dosjen “Shullazi”, gazetarja që mbulon prej më shumë se 20 vitesh sektorin e kronikës, i kërkon asaj që të mos qëndrojë në detyrë për të ngrohur karrigen, por të ndërhyjë për të zhbllokuar situatën për çështjen në fjalë dhe për shumë të tjera që janë në situatë të ngjashme.



“Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme Arta Marku zgjohu moj burrneshe. Ja nje rast per te zbritur nga Olimpi dhe per te thirrur nje mbledhje. Prokuroret e krimeve te renda nuk kane pranuar rishortimin per dosjen Shullazi e te tjere. Jane rebeluar , kane braktisur mbledhjen e nderuar zonja prokurore e pergjithshme Arta Marku. Kembengulin nderhyrjen tuaj. Perse u betove ne parlament, me siguri jo per te ngrohur karrigen! Mediat po cahen , kane qe prej dates 11 shtator qe informojne per bllokimin e pretences. Cfare po ndodh?”,- thotë gazetarja e ‘TCH’, Anila Hoxha./mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas