Ekonomi, Kryesore

Gazetari i Top Channel ironizon reformat e qeverisë, si u rrit numri i pikave të bastit

Gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri, ka ironizuar reformat e ndërmarra nga qeveria “Rama” duke publikuar  një grafik ku shihet rritja e frikshme e pikave të basteve në vend që prej vitit 2013.

Që prej vitit 2013, kur qeveria nisi me bujë aksionin për të luftuar këtë fenomen, të ashtuquajtur “Fundi i Marrëzisë”, apo ndryshimeve legjislative për t’i nxjerrë kazinotë jashtë qytetit (që nuk është zbatuar akoma dhe shtyhet vazhimisht) , marrëzia vetëm është shtuar dhe industria ka shënuar rritje dy shifrore vit pas viti. Në 2016-n, zgjerimi ishte 15%, ndërsa edhe në 2018 vlerësohet që ajo do të rritet ndjeshëm për shkak të Kampionatit Botëror dhe shtimit të pikave të lotove e basteve, që po shtrihen në kryeqytet e qytete të tjera të vendit, duke zëvendësuar baret e lokalet tradicionale.



PasPara

1 koment

  1. me pelqeu shume titulli, por ta them me kompetence qe ne maj 2013 kane qene te pakten 2000 pika bastesh ne shqiperi, pa llogaritur ato pa licence. vetem topbast-i ka pasur afer 800. beni opozite te tille se ka nevoje vendi, por pa shtuar shifrat se e demtoni opozitarizmin. artikulli eshte i arrirre edhe nqs nga 3000 pika jane bere 4 mije e kusur..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas