Kryesore, Politika

Gazetari Hoxha: Mes të pranishmëve në Bularat kishte komandos grekë…

“Sikur të gjithë Dropullin të bmlidhje sot, nuk i bëje dot kaq njerëz…”,- kështi ka thënë gazetari investigative Artan Hoxha gjatë emisionit “Opinion” në “Tv Klan” në lidhje me ngjarjen e sotme në Bularat.

Sipas Hoxhës, mes turmës e cila po zhvillonte funeralin e Kostandinos Kaçifas në Bularat, vrarë 11 ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA, ka pasur edhe anëtarë të trupave komandos greke.



Hoxha ka thënë më tej se, organizimi nga ana e Policisë dhe autoriteve shqiptare ligj-zbatuese ka qenë shumë i pa organizuar, pasi njerëz të dyshimtë dhe të rresikshëm kanë infiltruar në territorin tonë.

Gazetari Hoxha, deklaroi edhe se, në manifestimet e sotme antishqiptare përgjatë varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ka pasur persona që kanë marrë pjesë në incidentin e Peshkopisë në vitin 1994.

Hoxha tha në studion e emisionit “Opinion’ se, komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak.

Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë.

Hoxha tha se pashë në ceremoni të varrimit, persona që kanë marrë pjesë në disa incidente të ndryshme në vendin tonë. Ai tregoi se këta janë disa ekstremistë të Agimit të Artë dhe ka një organizim nga Greqia.

Më herët analisti Arjan Çurri, në studion e emisionit “Opinion” ka shqipëruar thirrjet në gjuhën greke që dëgjoheshin gjatë funeralit të Kostandinos Kaçifas sot në Bularat. “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë”. Me këto thirrje, 35-vjeçari i vrarë nga policia u përcoll në banesën e fundit.

Lidhur me këtë ngjarje, analisti Arjan Çurri u shpreh: “Njerëz me emocione të mëdha nacionaliste ka nga të dyja anët e kufirit dhe thirrjet që dëgjohen aty janë të turpshme. Një ceremoni mortore ortodokse duhet të shoqërohet me lutje për shpirtin e të ndjerit dhe jo në një protestë”,- tha Çurri. Megjithatë Çurri u shpreh se qëndrimet politike kanë qenë korrekte.

“Deputeti i Selanikut Savas Anstasiavis me deklaratat e tij ka qenë tërësisht korrekt dhe Vangjel Dule, i cili ka folur në shqip dhe greqisht në të dyja gjuha ka qenë korekt, tha Çurri duke cituar fjalët e Dules: “Kemi ardhur për të ngushëlluar familjen për humbjen e padrejtë të birit të tyre, por do të presim, sepse e vërteta do të dalë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas