Kryesore, Media

Gazetarët revoltohen me Ulsi Manjën, braktisin Komisionin e Ligjeve pasi…

Kreu i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja duket se nuk i ka shumë mirë marrëdhëniet me mediat. Ai e ka treguar edhe më parë se ka përplasje me gazetarët, por sot e ka tejkaluar në reagimet e tij.

Gazetarë të shumtë sot ishin të pranishëm në Komisionin e Ligjeve, kur Manja ka vendosur që të nxjerrë jashtë kamerat. Arsyetimi i tij ka qenë se po dyshonte se operatorët ishin duke filmuar telefonat e deputetëve.



Këtë fakt e ka bërë publik me një postim në Facebook, gazetarja e ReportTv, Esiona Konomi.

‘Duke protestuar ndaj kryetarit te Komisionit të Ligjeve, i cili fyeu operatoret e televizioneve. Z. Manja ndërpreu mbledhjen sepse dyshoi qe kameramanët po xhironin telefonat e deputeteve. Gjuha e toni i papërshtatshëm e fyes na detyroi të braktisim të gjithë mbledhjen dhe po “shijojmë” korridorin e Kuvendit teksa Manja po bën moral brenda mbledhjes mbi punën tonë, se të tijën e kryen me dinjitet. Prokurori ne krye te ligjeve nuk e evidentoi dot kolegen qe kishte vendosur fokusin mbi celularin e Baba Takut. Dhe beri gjueti shtrigash….’, shkruan Konomi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas