Bota

Gazeta ruse: Rezultatet e referendumit në Maqedoni përcaktojnë gjeopolitikën e re në rajon

Rezultatet nga referendumi në Maqedoni për emrin e këtij vendi nuk do ta caktojnë vetëm fatin e marrëveshjes greko-maqedonase, por edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Kështu shkruan gazeta ruse “Komersanti”.

Në artikullin e sotëm, gazeta ruse konkludon se rezultatet nga referendumi do ta përcaktojnë edhe sistemimin e ri gjeopolitik në rajon.



Gazeta përkujton se Shkupi në Samitin e korrikut të NATO-s mori ftesë për anëtarësim në Aleancë, me kusht që të zgjidhet kontesti për emrin me Greqinë, ndërsa një muaj para kësaj, liderët e BE-së u prononcuan se negociatat me Maqedoninë për anëtarësim në Union do të fillojnë në vitin 2019, me të njëjtin kusht.

Duke theksuar se pyetja për referendumin do të jetë “A e mbështesni anëtarësimin në BE dhe NATO, duke e pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë”, gazeta “Komersant” vlerëson se autoritetet në të vërtetë u kanë propozuar qytetarëve që ta konfirmojnë lidhjen drejt BE-së dhe NATO-s, me pajtim për ndryshim të emrit dhe vendit.

“Komersant” shkruan se tashmë ka filluar të mendohet seriozisht për faktorin rus në rajon, pasi autoritetet në Shkup i akuzuan biznesmenët nga Rusia për financim të protestave antiqeveritare kundër marrëveshjes me Greqinë.

“Moska nuk e fsheh qëndrimin negativ drejt marrëveshjes Athinë-Shkup për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zahara, marrëveshja është larg interesave të përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe shërben kryesisht si instrument për përshpejtim të qasjes së Maqedonisë në NATO”, shkruan “Komersant”.

Gazeta shton se shumë politikanë të Maqedonisë dhe ekspertë ballkanikë konsiderojnë se mossuksesi eventual i referendumit në Maqedoni dhe dështim i marrëveshjes me Greqinë, mund të sjellë deri në destabilizim të Ballkanit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas