Aktualitet

Gazeta e njohur suedeze shkrim për Tiranën: Një kryeqytet gjithnjë e më shumë në modë




               Publikuar në : 18:35 - 04/09/18 |
mapo.al

STOKHOLM-Kryeqyteti i Shqipërisë ka kaluar një metamorfozë në shumë pak kohë, shkruan e përditshmja suedeze “Expressen.se” në një reportazh të gjatë që ia dedikon Shqipërisë.
Në lagjen famëkeqe ku liderët komunistë jetuan deri në vitet 90’ kur ra diktatura dhe ku njerëzit e zakonshëm nuk ishin të mirëpritur, sot gjen një jetë nate jashtëzakonisht të gjallë me bare moderne, kafene të bukura dhe shumë restorante të mirë.
Tirana është e vogël, pra çdo gjë në qendër është e arritshme duke ecur në këmbë.
Pranë Sheshit Skënderbej ndodhet Galeria Kombëtare, ku mund të shihet arti i kohës së diktaturës.
Ndryshe nga ish-shtetet e tjera komuniste në lindje, ai përzihet me artin modern.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për historinë e vështirë të vendit në epokën komuniste, rekomandohet “Bunkart”, një muze i nëndheshëm i ndarë në dy pjesë, ku njëri gjendet në qendër të qytetit dhe tjetëri pranë teleferikut që të dërgon në majë të Malit të Dajtit.



Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas