Media

Gaz Paja fotografohet me të dashurën simpatike, shkëmbejnë puthje në një prej club-eve të Tiranës

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Gaz Paja, duket se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të dashurën e tij aktuale, një bionde sharmante, por të panjohur në publik. P

ër herë të parë u fol për këtë lidhje të re të artistit verën e kaluar, pasi u panë dhe u fotografuan në plazhet e Jugut, ku Paja kalon muajt e verës. Më vonë, u fotografua në dasmën e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezaj, ku shkuan çift.



Ndërkohë, paparazzi i “Panorama Plus” i ka kapur Pajën dhe të dashurën e tij në një moment “hot” në një nga club-et e Tiranës, ku duket që nuk përmbahen kur janë pranë njëri-tjetrit.

Duke shijuar nga një gotë alkool dhe muzikën e fortë, ata janë kapur duke shkëmbyer prekje e puthje në publik, gjeste që tregojnë se lidhja e tyre është shumë e fortë dhe pasionante.

Edhe pse Gazi është diskret kur vjen puna te jeta private, i ftuar para disa muajsh në emisionin “Wake up”, ai foli për lidhjen me këtë vajzë bionde, që e cilësoi “E bukura e dheut”.

PasPara

2 komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas