Sociale

Gatuanin ‘me shije’ për turistët, por… AKU u vë drynin 2 restoranteve me myk e lagështirë në Burrel e Mat

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy subjekte të tjera restorante për shkak të kushteve skandaloze.

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje edhe kontrollin në restorante.



Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi dy subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet “restorant” “Skënder Tusha”, Burrel dhe “Shkëlqim Rica”, Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

<
>
auto_1_11535705323 auto_2_11535705322 auto_3_11535705322 auto_4_11535705321 auto_5_11535705320 auto_6_11535705319 auto_8_11535705315 auto_9_11535705316 auto_10_11535705317 auto_11_11535705317 auto_71535705319 auto_121535705318
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas