KMR

Gati për tu hedhur nga kati i 16-të, zjarrfikësi shpëton jetën e adoleshentes




               Publikuar në : 15:00 - 23/05/18 |
mapo.al

Një zjarrfikës ka shpëtuar jetën e një adoleshenteje që ishte gati për tu hedhur prej katit të 16-të. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe ky ishte një operacion shumë i rrezikshëm që zjarrfikësit e realizuan me sukses.


14-vjecarja kërcënoi njerkun e saj se do kryente vetëvrasje pasi ai nuk e lejoi të luante me video lojëra.

Ajo refuzoi që të shpëtohej dhe ishte ulur në parvazin e katit të 16-të, kur zjarrfikësi e kapi. Vajza, emri i së cilës nuk është bërë publike po qëndronte në një lartësi prej 48 metrash.

Thuhet se njerëzit e afërt dhe nëna e vajzës janë thirrur në vendngjarje. Sipas China Neës, incidenti ndodhi në zonën e Quanzhoi Loujiang dhe vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të vërteta.

 


Etiketa: , , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas