Sport

Gati për Spanjën, Bushi tregon lojtarët e grumbulluar të Kombëtares U21

Përfaqësuesja shqiptare U21 po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të mbetura për eliminatoret e kampionatit europian që zhvillohen në Itali vitin e ardhshëm.

Në një konferencë për shtyp trajneri Alban Bushi ka bërë të ditur emrat e grumbulluar për dy takimet, me Spanjën më 11 tetor dhe me Estoninë 5 ditë më vonë.



“Jam i kënaqur nga ndeshjet që kemi bërë por jo nga rezultati. Gjithmonë kemi pasur probleme me formacionin dhe mungesa, megjithatë loja jonë ka qenë e mirë por ka munguar rezultati dhe vetëm ai mbahet mend në fund, por edhe kemi dërguar shumë lojtarë të tjerë te Kombëtarja”,- u shpreh Alban Bushi, trajneri i kombëtares U21.

Shqipëria ndodhet në grupin e dytë të këtyre eliminatoreve dhe renditet në vendin e parafundit pas 8 ndeshjeve të zhvilluara duke grumbulluara 6 pikë.

Përball në këto ndeshje do të kenë kryesuesen e grupit Spanjën, me të cilën shanset i kanë minimale dhe me Estoninë që është skuadra e fundit në grupin tonë me vetëm 1 pikë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas