Kryesore, Sport

Gati marrëveshja, ‘Formulës 1’ i rikthehet emri Schumacher

Shumë shpejt në “Formula 1” mund të ketë një tjetër Schumacher në pistë. Bëhet fjalë për djalin e legjendës

, që është vënë në shënjestrën e skuderisë “Toro Rosso”.



Paraqitjet fantastike këtë sezon në Formula 3 e kanë vendosur 19-vjeçarin në qendër të vëmendjes.

Këtë e dëshmojnë fitoret e dy garave, më e fundit në Çmimin e Madh të Nurburgringut fundjavën e kaluar, që i jep mundësinë atij t’i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes, që mbahet nga Dan Ticktum me një diferencë prej vetëm 16 pikësh.

Në fakt, në 10 ndalesat e fundit në këtë kampionat, ai ka arritur të fitojë 6 prej tyre dhe në të njëjtën kohë ka qenë konstant në paraqitjet e tij, pasi në vetëm 3 raste nga 24 raunde nuk e ka përfunduar garën.

“Toro Rosso” është në kërkim të një piloti pasi Pierre Gasly do t’i bashkohet Max Verstappen te “Red Bull” dhe mësohet se është afër marrëveshjes me Schumacer.

Pak problem për momentin mbetet licenca për të garuar në Formula 1 e Mick, pasi ka vetëm 20 pikë, por rast se në fund arrin të kapë 1 nga 3 vendet e parë do arrijë të sigurojë edhe 20 pikët e tjera të nevojshme.

Për të mos u neglizhuar është presioni që do të ushtrohet te Mick Schumacher, nëse do të bëjë këtë kalim të shpejtë në Formulën 1, ndërkohë që plani është që sezonin tjetër, ai të garojë në F2 me skuadrën e tij aktuale “Prema”.

Presioni i madh mbi të mund të bëjë që gjërat të mos shkojnë mirë për 19-vjeçarin në Formulën 1, diçka që familjarët e tij nuk duan të ndodhë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas