Ekonomi

Gati kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe me Himnin Kombëtar

Pritet që së shpejti të qarkullojë në treg edhe kartëmonedha 10 mijë lekëshe. Këshilli Mbikëqyrës miratoi vizatimet e kartëmonedhës së re dhe elementët e sigurisë. Më herët në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të dhjetorit të vitit 2017, Banka e Shqipërisë miratoi edhe tematikën e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10.000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT: “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas