Kryesore

Gati ekstradimi i Arbër Çekaj: Detajet e arrestimit në Gjermani

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi nisjen e procedurave të përshpejtuara për ekstradimin në Shqipëri të Arbër Çekaj. Drejtoria përkatëse në organin  qendror të akuzës ka bërë gati dosjen, e cila pritet të kalojë përmes Ministrisë së Drejtësisë tek autoritetet gjermane, aty ku pronari i kompanisë Arbri Garden, u arrestua ditën e premte.

Burime zyrtare pohuan se ekstradimi pritet të bëhet në një kohë të shpejtë, duke mos krijuar zvarritje në ekstradim e po ashtu edhe për ti dhënë shtysë hetimeve për sasinë prej 613 kilogramë kokainë të zbuluar në një kontenier me banane dy muaj më parë në Durrës.



Arber Çekaj u arrestua të premten në një operacion të fshehtë në një provincë të Dyseldorfit në Gjermani.

Ai fshihej në një banesë dy katëshe dhe në momentin e arrestimit nuk bëri rezistencë. Çekaj në Gjermani përdorte një identitet tjetër, duke shfrytëzuar mbiemrin Jansen te bashkëshortes së tij të huaj.

Arrestimi i Arbër Çekajt u përshëndet edhe kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Xhafaj, e po ashtu edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Vetë Ambasadori Lu e kishte paralajmëruar kapjen e tij pak para se të konfirmohej lajmi i arrestimit. Ndërsa më vonë, ambasada e ilustroi operacionin e policisë me kapjen e nje peshku të madh.

Aktualisht për trafikun e 613 kilogramëve kokainë janë në burg shoferi i kamionit, si dhe menaxheri i firmës. Të dy ata e kanë mohuar përfshirjen ne organizate, por megjithatë kanë mbetur në burg ku do të qëndrojnë deri në fund të hetimeve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas