Aktualitet

Gara për Tiranën, Veliaj tallet me Bashën: Të vijë Luli me Mulin, po ç’do thonë? Fjetëm gjumë edhe në opozitë?

Pasditen e sotme është mbajtur, mbledhja e Këshillit Bashkiak, dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka mbajtur fjalimin e tij.

Në garë, për të marrë sërish Tiranën, kryetari i Bashkisë, është shprehur se, PD-ja nuk ka asgjë për t’i prezantuar qytetarëve, te të cilët do të kërkojnë votën.  Sipas Veliajt, opozita mund të ngrejë sërish çadrat, pasi sa herë që vendi është në prag zgjedhjesh, krijohet një situatë destruktive.



Të vijë Luli me Mulin, po ç’do thonë? Fjetëm gjumë edhe në opozite? Të vijë kush të dojë, Dashi, Jorida, Pollo, Paloka, Luli, Shkelzeni. Pyetja është ca do thonë mo vlla se kur e kishin 4 vjet fjetën gjumë tani do jenë superaktive, edhe ai 10 % i Tiranes do thotë shume mirë që do dilni kundër lalit, por ca keni bërë këto 4 vjet, se fjetët gjumë edhe në opozitë, ca pune doni, ca ka një pemë që ju do mbillni? Asnjë pemë s’ka mbjellë një parti në opozitë. Në këtë seancë ndihem keq për ta. Mos u habisni po të fillojnë prape cadrat, gjërat se do jemi në prag zgjedhjesh mos u habisni po të jemi në një situatë destruktive”, tha Veliaj.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas