Kronika, Kryesore

Gara ilegale? Detaje dhe pamje nga aksidenti horror në Devoll

Tre persona mbetën të plagosur nga një aksident automobilistik i ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Bilishtit.

Të aksidentuarit, të moshës së re dhe me banim në fshatin Cangonj të Devollit, udhëtonin së bashku me të njëjtin mjet, raporton Vizion Plus.



Policia, duke ju referuar hetimeve të para, tha se aksidenti ndodhi për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targë AA 107 TL.

Hetimet e mëtejshme japin më shumë detaje të këtij aksidenti dhe dinamikën e tij.

Sipas policisë, kanë qenë tre mjete afër e afër që udhëtonin me shpejtësi relativisht të lartë nga qyteti i Bilishtit në drejtim nga Korça.

Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e tre mjeteve të kryenin një lloj gare midis tyre.

Ky dyshim është ngritur pasi mjeti tip ‘Benz’ është goditur nga prapa prej një veture tjetër. Kjo i ka sjellë përplasjen pas kolonës së një ndërtese dhe plagosjen e tre të rinjve, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetura e dytë që shkaktoi këtë përplasje rezulton se ka vazhduar udhëtimin me devijim brenda qytetit të Bilishtit.

Vetura e tretë ka vazhduar rrugën në të njëjtin drejtim nga qarkullonte; atë Bilisht-Korçë, pa u ndalur.

Policia po heton ngjarjen mbi këtë dinamikë të aksidentit, duke u vënë në kërkim të mjetit që goditi nga pas me shpejtësi veturën tip ‘Benz’ nga e cila dolën tre persona të plagosur.

Policia mësohet të ketë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi përplasja, edhe për të parë dinamikën e aksidentit, ndërsa është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit që solli goditjen e Benz-it.

<
>
aksidenti aksidenti1 aksidenti2
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas