Kronika, Kryesore

‘Gara dhe alkool!’ Ç’ndodhi në Tiranë-Durrës për dy orë?

Policia e Shtetit ka vazhduar me kontrollet e drejtuesve të mjeteve gjatë natës. Kësaj here kontrollet u zhvilluan në autostradën Tiranë-Durrës ku 5 drejtues mjetesh u arrestuan, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për mospajisje me leje drejtimi.

Përveç ndalimeve në vetëm dy orë monitorim u konstatuan dhe u ndëshkuan:



10 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtësie veçanërisht në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

3 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nepërmjet sistemit të shkarkimit të gazrave.

U pezulluan 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

U tërhoqën 12 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara matur me radar në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durrës.

U proceduan 7 drejtues mjetesh për xhama të errët.

5 drejtues mjetesh u arrestuan nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi.

Si dhe u shoqëruan 8 automjete me targa regjistrimi të një shteti tjetër me qëllim verifikimin e tyre nga strukturat e tjera policore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Postimi i Policisë së Shtetit:

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas