Kryesore

Gani Dizdari anëtari i Kushtetueses në veting, KPK e nxjerr me shoqëri të papërshtatshme  

Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që do të përballet me vetingun. Deri më tani vetëm Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha e kanë “kaluar” klasën

Seanca dëgjimore me Dizdarin ka nisur ne mesdite.  Gjyqtari nuk eshte i pranishem ne senace, pasi ka vendosur te perfaqesohet me avokatin e tij, Sokol Hazizaj, i cili ka dorezuar prokuren per perfaqesimin.



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë çështje nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Olsi Komiçi.

Sipas relatorit Ilia, ILDKPKI e ka nxjerre te paster nga ana e pasurise, qe do te thote se gjyqtari nuk ka probleme me justifikimin e saj.

Ne vleresimin e pasurise eshte konstatuar, apartament 95 metra katrore, 24 mije leke te blere ne vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalsit 63 metra katrore plus ballkon ne total 86 metra katrore, blere per 3.3 mln leke. Toke are ne Bathore 1000 metra katrore blere 344 mije leke. Apartament banimi i bashkeshortees 68 metra katrore blere ne vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime per ta blere kete apartament. Depozite bankare 1.8 mln leke dhe depozite 8 mije dollare. Nderkohe i rezulton nje llogari 1.1 mln leke ne nje banke tjeter.

Sipas KPK-se, Dizdari ka deklaruar borxhe nga persona qe nuk kishin burime financiare per te dhene te tilla.

Probleme jane vene re edhe me pasurine e se bijes. Apartament banimi 73 mije euro, burimi 23 mije euro nga ish bashkeshorti.

Sipas relatorit te ceshtjes, gjyqtari Gani Dizdari ka kontakte te papershtatshme me shtetasin A.L. te denuar per ushtrim te ndikimit te paligjshem ndaj personave me funksion publik. Gjyqtari Dizdari ka kaluar jashte shtetit me mjetin e shtetasit A.L, sipas sistemit TIMS. Edhe gjyqtari vete e ka pranuar lidhjen shoqerore me kete shtetas.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas