Sport

Gangsteri që shpëtoi Gerrard nga banda liverpulase vritet në atentat

Një nga gangsterët më të njohur të Liverpool-it John Kinsella, u vra në një atentat me armë në qytet. Viktima 53 vjeç njihej si i njohur i ish kapitenit të skuadrës së Liverpool-it, Steven Gerrard, madje e kishte ndihmuar atë kur një bandë, me në krye një tjetër gangster, George Bromley Jr, i cili njihej me nofkën “Psikopati” i bëri shantazh në përpjekje për t’i zhvatur para.

Në nisje të karrierës së yllit të të kuqve, ai u pikas nga banda e Bromley Jr dhe ky i fundit në vazhdim kontaktoi dhe e kërcënoi atë. Prej dy vitesh kjo histori vazhdonte, duke krijuar shqetësime jo vetëm te futbollisti, por edhe te anëtarët e tjerë të familjes. Familja e alarmuar i kërkoi ndihmë gangsterit Kinsella, e ky i fundit pati një takim me “Psikopatin”. Që atëherë, Gerrad nuk u bezdis më nga asnjë gangster apo bandë e qytetit.



Sipas policisë angleze, gangsteri ishte duke shëtitur qenin e tij bashkë me një mik, kur një person i cili lëvizte me një biçikletë, i veshur me të zeza nxori pistoletën dhe e qëlloi, duke e vrarë atë. Ndërkohë që personi që e shoqëronte nuk pësoi asgjë. Atentati ndodhi më 5 maj.

Kinsella ishte një ekspert i arteve marciale dhe i boksit. Ai ishte një figurë me mjaft influencë në botën kriminale të qytetit. Shesh herë, kontaktohej nga persona të ndryshëm në qytet për t’i ndihmuar për të zgjidhur çështje me persona të tjerë, si edhe për të mbledhur borxhe të pashlyera. Ai gjithashtu ishte dënuar me 10 vite heqje lirie për grabitje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas