Rusi 2018

Gaboi gjatë Serbi-Zvicër, FIFA kthen në shtëpi gjyqtarin pretendent për finalen

Ky nuk është Botërori i gjermanëve, si futbollistëve, ashtu edhe gjyqtarëve. FIFA ka vendosur të kthejë në shtëpi gjyqtarin ndërkombëtar gjerman Feliks Brysh, i cili drejtoi vetëm një ndeshje në këtë aktivitet, atë mes Serbisë dhe Zvicrës. Edhe pse mendohej se Brysh ishte një kandidat i fortë për të drejtuar finalen, gabimet në këtë duel i kanë kushtuar shtrenjtë atij duke i mbyllur para kohe turneun.

Sipas mediave gjermane, FIFA i ka bërë të ditur Brysh se nuk do të drejtojë më në këtë aktivitet dhe ai është larguar nga Rusia, për t’u kthyer në vendlindje. Shkak për këtë vendim është fakti se ai refuzoi të shihte në VAR një episod ku duhej të jepte penallti për Serbinë, pas rrëzimit të Mitroviç në zonën zvicerane. Pas ndeshjes, ai u akuzua për gjykim të njëanshëm nga pala serbe e cila bëri një ankimim zyrtar në FIFA.



Brysh, i cilësuar si një nga gjyqtarët më të mirë në arnën ndërkombëtare, ku ka gjykuar ndër të tjera edhe finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2017, kishte mundësinë reale këtë vit të drejtonte finalen e Botërorit, meqë Gjermania u eliminua shumë shpejt nga turneu. Me shumë mundësi, ai do të tërhiqet nga arena ndërkombëtare pas këtij “turpërimi” që i bëri FIFA.

Sipas informacioneve të para, FIFA ka lajmëruar edhe Xhoel Aguilar (El Salvador), Szimon Marciniak (Poloni), Ravshan Irmatov (Uzbekistan) dhe Klement Turpin (Francë) se nuk nevojiten për vazhdimësinë e turneut, ndërsa pas çerekfinaleve do të bëhet një tjetër spastrim i “xhaketave të zeza”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas