Kryesore, Shëndeti

Gabimi që bëjmë të gjithë në verë dhe një strategji për të përballuar vapën

Uji i ftohtë nuk duhet të konsumohet gjatë stinës së nxehtë të verës. Ai vërtet shijon shumë në këtë periudhë, por edhe e dëmton shëndetin tonë.  Është e vështirë t’i shmangemi pijeve të ftohta, por duhet ta bëjmë për të mirën tonë.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla në lidhje me këtë fakt;



-Kur pijmë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e qakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstriksion.

-Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pijmë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie. Përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.

-Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

-Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup. Ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.

-Rënie të lehtë të temperaturës trupore. Qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme.

Vapa është ana tjetër e medaljes e stinës së verës. Ka nga ata që e përballojnë më së miri por dhe nga ata që vuajnë prej saj.

Por ilaçi më i mirë kundër nxehtësisë së vapës, të paktën në ambient të mbyllura është ajri i kondicionuar. Por jo të gjithë e kanë. Atëherë? Ja disa këshilla se si ti mbijetosh vapës me humor të mirë.

Kondicioneri
Sigurisht që është shpëtimi i verës, por duhet përdorur në mënyrë të duhur që të mos rrezikojmë ndonjë ftohje në mes të stinës. Temperatura duhet mbajtur 4-5 gradë më pak se ajo e ambientit.Dhe mos harroni, çdo mëngjes të ajrosni shtëpinë.

Freskuesja
Është më ekonomike se kondicioneri, por kujdes mos qëndroni përballë saj që të shmangni ftohjen. E mira do ishte ta linin të rrotullohej për të qarkulluar ajrin.

Freskuesja shtëpiake
Është një nga këshillat më të vlefshme të gjysheve tona. Mbajini mbyllur grilat sidomos nga ana e shtëpisë ku dielli bie gjithë ditën. Mëngjesi dhe darka janë momentet më të mira për të freskuar ambientin. Gatimin më mirë lëreni për në darkë kur vapa bie disi.

Dush të vakët
Tani në verë mund të ndodhë të bëni dush dhe disa herë në ditë, por kujdes! Jo me ujë të ftohtë, por dhe as të nxehtë. Një dush me ujë të vakët është ideal

Lëngjet
Sa më shumë lëngje për të mbajtur të hidratuar trupin por shmangni pijet e gazuara.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas