Auto

Gabimet që bëni kur lani veturën tuaj

Është befasuese se sa prej nesh i bëjnë këto gabime kur vije puna tek larja e veturës. A jeni duke gabuar dhe ju?

  • 1. Përdorimi i shpuzës



Kur bëhet fjalë për larjen e veturave, shpuza është djalli vet. Për shkak të sipërfaqes relativisht të sheshtë, copa të vogla të gurëve dhe mbetjeve tjera të forta bllokohen në të dhe së bashku me shpuzën ju i fërkoni në ngjyrën e veturës suaj. Këto dëme vërehen më së miri në reflektimin e diellin në veturë.

Këshillë: Përdorni dorezë për larje me mikrofibra pasi që kjo dorezë nuk ka sipërfaqe të sheshtë, kësisoj është më miqësore me ngjyrën tuaj.

  • 2. Përdorimi i vetëm një kove

Vendosja e shamponit për larje në një kove dhe sa herë të fërkoni veturën ta ktheni prapë në të njëjtën kovë për shpërlarje, kjo do të bënte që doreza për larje të mos pastrohej por do të mbushej me gurë dhe mbetje të imëta të cilat merren gjatë fërkimit të veturës.

Këshillë: Ideale do të ishte të përdornit dy kova, në njërën kovë të jetë shamponi dhe në tjetrën kovë uji ku do të shpërlahej doreza ku do ti largonte mbetjet e imëta.

  • 3. Përdorimi i shamponit për larje të enëve

Shamponi i enëve mund të dëmtoj ngjyrën dhe largon shtresa mbrojtëse si dylli apo poliri të cilat mund ti ketë vetura juaj.

Këshillë: Përdorni shamponin special për pastrimin e veturës, ky shampon nuk largon këto shtresa mbrojtëse.

  • 4. Mos përdorimi i produkteve mbrojtëse për ngjyrën

Edhe pse mund të duket e panevojshme, polirimi ose lyerja me dyllë e veturës suaj ia vlen mundimin. Përveç që i jep ngjyrës suaj një shkëlqim të këndshëm apo po ashtu, i jep një shtresë shumë të rëndësishme mbrojtëse.

  • 5. Tharja në diell e veturës

Është befasuese se sa shumë njerëz pasi që e pastrojnë veturën e lënë që të thahet natyrshëm në diell. Kjo natyrisht se do ju kursej kohë, por do të lërë njolla të pikave të ujit të cilat janë tharë.

Këshillë: Gjatë kohës kur lani veturën, mundohuni që ajo të mos jetë e ekspozuar në diell dhe pas larjes thajeni me leckë për tharje.

  • 6. Mos pastrimi i pjesës poshtë rrotave

Kur lani veturën ju nuk duhet të fokusoheni vetëm tek pjesët që shihni. Në veçanti tek veturat më të vjetra është me rëndësi që ta lani poshtë rrotave. Nëse kjo pjesë nuk lahet atëherë aty do të grumbullohet baltë e cila ruan lagështinë dhe në këtë mënyrë vetura juaj do të krijoj korrozion në atë pjesë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas