Sport

Futbolli italian në kaos, rrezikohet nga greva

Me Perugia dhe Brescia që janë të gatshëm t’i japin udhë sezonit të ri, futbollistë të skuadrave si Siena, Novara, Pro Vercelli dhe Ternana janë të gatshëm të nisin një grevë të vërtetë. Këta të fundit shpresojnë që në një të ardhme të afërt të marrin vendin e lënë bosh nga Avellino, Bari dhe Cesena të cilat falimentuan, por Liga B italiane ka vendosur se asnjë nga 4 skuadrat e lartpërmendura të marrë vendin e skuadrave të falimentuara.

Megjithatë, AIC, bashkimi i lojtarëve italianë, mund të nis një grevë dhe të vonojë fillimin e sezonit.



“Presioni mbetet dhe ne jemi të idesë për të shtyrë dy raundet e para të sezonit. Ne duhet të presim për Collegio di Garanzia, prandaj ne nuk duhet të deklarojmë asgjë sot, por frika është se një precedent i rrezikshëm është krijuar. AIC do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e lojtarëve dhe rezervon të drejtën për të vepruar në fushat më të përshtatshme për të shtypur çdo sjellje anti-sindikale.”-tha presidenti Damiano Tommasi për “RMC Sport”.

Ndeshja e parë e Seria B është ajo mes Perugias dhe Brescia e programuar për të premten e kësaj jave, me të dy klubet që kanë konfirmuar prezencën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas