Kronika

Fushë Krujë / Qëllohet me armë zjarri në mes të ditës kundër një makine në lëvizje

Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz mesditën e sotme në fshatin Bilaj të Krujës. Nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia deklaron se po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

“Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. Kohët e fundit në Fushë Krujë janë shënuar disa ngjarje kriminale



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas