Kryesore

Fushata e 8 majit, emrat e sponsorëve të PDIU dhe PR


Fejzi Braushi



Ndryshe nga dy forcat e mëdha politike në vend, ato që quhen shpesh si parti të vogla duket se janë treguar më transparente në prezantimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre. Kjo të paktën për sa i përket publikimit të emrave të donatorëve që kanë kontribuar me mbështetje financiare gjatë fushatës së tyre zgjedhore në garën e shkuar për pushtetin vendor. Kështu, dy prej këtyre forcave, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Partia Republikane, përveçse kanë vënë në dispozicion të ekspertëve kontabël të dhënat për të ardhurat dhe shpenzimet, kanë publikuar dhe listat e sponsorizuesve, të cilët kanë dhuruar nga 1 deri në 10 milionë lekë të vjetra. Në raportet respektive të hartuara nga ekspertët kontabël dhe të dorëzuara në KQZ, PDIU rezulton të ketë shpenzuar plot 14.7 milionë lekë të reja, ndërkohë që PR vetëm 3.9 milionë lekë, po ashtu të reja.

PDIU

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet apo siç njihet ndryshe partia e çamëve, rezulton të jetë një nga katër partitë politike që kanë harxhuar më shumë në fushatën e shkuar zgjedhore për pushtetin vendor. Nga raporti i ekspertit kontabël, Lavdërim Fusha, del se kjo forcë politike në këto zgjedhje ka mundur të sigurojë më shumë të ardhura sesa kanë qenë shpenzimet e saj në total. Më konkretisht, ajo ka realizuar plot 15.3 milionë lekë të reja të ardhura, ndërkohë që ka shpenzuar vetëm 14.7 milionë. Për sa i përket zërit të të ardhurave vihet re se PDIU nuk ka pasur apo nuk ka vënë në përdorim para të vetë partisë, por ka krijuar buxhetin për zgjedhjet falë të ardhurave rreth 8 milionë lekë nga fondet publike, si dhe 5.6 milionë lekë nga sponsorizimet. Tek të ardhurat është përfshirë dhe një shumë prej 1.8 milionë lekësh  të reja nga burimet e veta, por e cila siç evidenton audituesi, nuk është përdorur. Për sa i përket të ardhurave nga sponsorët, PDIU ka gjetur mbështetjen e disa donatorëve që kanë dhuruar nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja. Nga ana tjetër, PDIU me të ardhurat e siguruara jo vetëm ka përballuar shpenzimet e fushatës, por edhe ka bërë që të teprojë një shumë e vogël parash. Rezulton se ajo ka shpenzuar vetëm 14.7 milionë lekë, nga të cilat rreth 8.8 milionë lekë të reja janë përdorur vetëm për transmetim spotesh. Në raport thuhet se fonde të papërdorura janë 518 mijë lekë të reja.

Republikanët

Eksperti kontabël, Ahmet Stojna që auditoi të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës së socialistëve, ka qenë autori edhe i raportit të auditit të PR. Kështu, në këtë material që ia ka paraqitur në mënyrë zyrtare KQZ, Stojna raporton se PR, ashtu si edhe PDIU, ka shpenzuar më pak sesa ka pasur mundësi, pra sesa kanë qenë të ardhurat. Ajo rezulton të ketë shpenzuar 3.908.919 lekë, ndërkohë që të ardhurat i ka pasur në masën e 4.282.230 lekëve. PR, ashtu si edhe PDIU, ka disa sponsorë, gjithsej 5, të cilët i kanë dhuruar asaj nga 100 mijë lekë të reja. Ndërkohë që për sa i përket shpenzimeve, ajo shumicën dërmuese të tyre e ka bërë për spotet publicitare, plot 3.3 milionë. PR rezulton t’i ketë dhe 126.189 lekë shpenzime të palikuiduara një televizioni privat.

 

 

 

Të ardhurat e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

 

Nga fondet publike                 7.9 milionë lekë

Nga buxheti i shtetit               232 mijë lekë

Nga burimet e veta                  1.8 milionë lekë

Nga sponsorizimet                  5.6 milionë lekë

Të ardhura në total                  15.3 milionë lekë

 

 

Shpenzimet

 

Qira zyre                                                         704 mijë lekë

Qira salle                                                         450 mijë lekë

Publicitet                                                         1.5 milionë lekë

Reklama                                                          40 mijë lekë

Transmetime spotesh                                       8.8 milionë lekë

Flamuj të partisë                                              410 mijë lekë

Promocione ora më logon e partisë                 965 mijë lekë

Të tjera                                                            24 mijë lekë

Shpenzime në total                                        14.7 milionë lekë

Fonde të papërdorura                                      518 mijë lekë

 

 

Lista e dhuruesve

 

Barjam Dine                            500 mijë lekë

Arben Taipi                             1 milionë lekë

Indrit Hamiti                           962 mijë lekë

Europetro sh.a Durrës             1 milionë lekë

KDK shpk Durrës                   1 milionë lekë

Euro Biznes 2006 Tiranë         1 milionë lekë

Të ardhura në total               5.5 milionë lekë

 

 

 

 

 

 

Të ardhurat e Partisë Republikane

 

Nga fondet e vetë partisë                    3.550.087 lekë

Nga buxheti i shtetit                           232 mijë lekë

Nga donatorë                                      500 mijë lekë

Në total                                               4.282.230 lekë

 

 

Shpenzimet të paguara

 

Reklama e spote televizive                  3.3 milionë lekë

Parulla, tabela, postera e printime       48 mijë lekë

Flamuj dhe bluza                                 143 mijë lekë

Qira podesh                                         54 mijë lekë

Foni, videoprojektor, muzikë etj         235 mijë lekë

Të ndryshme                                       11 mijë lekë

 

Shpenzime të papaguara

Reklama, spote televizive                   126.189 lekë

 

Shpenzime në total                            3.908.919 lekë

 

 

Lista e dhuruesve

 

Qamil Xhureta                                    100.000 lekë

Gjergj Miruli                                       100.000 lekë

Lutfi Pehri                                           100.000 lekë

Dashnor Pajaziti                                  100.000 lekë

Olsi Baze                                             100.000 lekë

Donacione në total                              500.000 lekë

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas