Sociale

Furnizimi me ujë të pijshëm, zgjidhet problemi për tre lagje në kryeqytet

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në tre lagje të ndryshme të kryeqytetit për të shtruar rrjetin e ri të kanalizimeve duke rritur sasinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve. Specialistët e UKT rikonstruktuan rrjetin e kanalizimeve të amortizuar prej kohësh në rrugën “Medar Shtylla”, ndërkohë që bënë të mundur edhe një lidhje të re uji për banorët e pallatit pranë.

Një tjetër investim u finalizua në Rrugën “Kol Ashta”. Ekipet e punës ndërtuan një linjë të re ujësjellësi për banorët e zonës përreth, e cila shumë shpejt do të jetë në funksion të plotë për të siguruar cilësi dhe siguri maksimale të furnizimit me ujë të pijshëm.



 Sot u finalizua me sukses një linjë e re me rrjetin e ujësjellësit edhe në rrugën “Qemal Stafa” duke bërë të mundur një furnizim normal dhe cilësor të ujit të pijshëm për banorët e zonës.

<
>
Qemal Stafa (3) Qemal Stafa (2) Qemal Stafa (1) Medar Shtylla (4) Medar Shtylla (3) Medar Shtylla (2) Medar Shtylla (1) Kol Ashta (2) Kol Ashta (1)
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas