Dikur, Kryesore

“Fuqia e dikurshme në ajër”, sonte në Gjurmë Shqiptare

Cila ishte fuqia e dikurshme e aviacionit luftarak shqiptar ? Çfarë fshihej në bazat sekrete në Gjadër e Kuçovë ? Përse shumë përplasje në ajër janë fshehur?

“Ajo situatë ishte që faktikisht ai shkeli hapësirën tonë ajrore , ai pilot kishte humbur orientimin, u fut në hapësirën tonë ajrore dhe nga avionët tanë gjuajtës, u detyrua dhe u ul në tokën tonë”, shprehet Klement Aliko, ish pilot.



“Më jepet urdhri për të kapur dhe për ta gjetur këtë aeroplan. E kapa, sipas rregullave përcaktova tipin, numrin e bordit të avionit, ia dhashë komandës, e shoqërova për të dalë në ujërat neutrale dhe u ktheva”, shprehet një tjetër ish pilot, Agim Matraku.

“Në krahasim me vendet e tjera ne kemi patur për popullsinë, sipërfaqe e të gjitha, kemi patur më shumë nga këto vendet fqinje”, shprehet Beqir Baxhaj.

“Kurse Italia dhe Greqia në këtë kohë kishin avionë të vegjël, afërsisht me Mig21, F104 G dhe F86, pra nuk ishin në cilësi më mirë se neve”, tregon Astrit Jaupi.

Këto janë tunelet e famshme të Gjadrit, brenda malit e ku qëndrojnë ende edhe sot 29 avionë Mig. Shikoni hapësirën që ka ky vend, i ngritur posaçorisht për të mos lejuar asnjë lloj gjurmimi e nga krahu tjetër për të shmangur edhe sulmet e papritura.

Cilat kanë qenë përballjet e forta ajrore me fqinjët para viteve 90, si qëndronte fuqia ushtarake shqiptare në raport me ta? Të fshehtat, të pathënat, historitë pak të treguara, do të vijnë sot në mbrëmje, në 20:10 në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas