Kryesore

Funerali në Xhenova, imami u jep lamtumirën shqiptarëve me një mesazh prekës






               Publikuar në : 14:42 - 18/08/18 |
mapo.al

Këtë të shtunë, u zhvillua funerali shtetëror për disa nga viktimat e shembjes së urës Morandi, ndërsa të tjera familje preferuan të zhvillonin ceremoni mortore private.


Në funeralin shtetërore, pas përfundimit të ceremonisë katolike për dhënien e lamtumirës viktimave, fjalën e mori një imam për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy shqiptarëve që mbetën viktimë e ngjarjes tragjike: Admir Bokrina 28 vjeç dhe Marius Djerri 22 vjeç, të dy të fesë myslimane, raporton italiania “La Repubblica”.

Panorama shkruan se një përfaqësues i komunitetit mysliman në Xhenova lexoi më pas një mesazh paqeje dhe një lutje për viktimat, të lënduarit e ekipet e shpëtimit që punojnë për të nxjerrë personat që ende janë nën rrënoja.

“Xhenova, që në arabisht do të thotë “E bukura”, do të dijë të ringrihet,” tha mes të tjerash ai.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas