KMR, Kryesore

Fundi i qytetërimit do vijë në vitin 2040: Parashikimi duket i saktë deri tani

Në 1973, një program kompjuterik u zhvillua në MIT (Massachusetts Institute of Technology) për të modeluar qëndrueshmërinë globale. Në vend të kësaj, programi parashikoi që në 2040 qytetërimi ynë do të merrte fund. Teksa shumë njerëz në histori kanë bërë parashikime apokaliptike që deri tani kanë dështuar të vërtetohen, vizioni që kompjuteri pati në vitet 70 deri tani ka qenë i saktë. A mund të ketë të drejtë makineria?

Pse u krijua programi?



Parashikimi, i cili kohët e fundit u shfaq në mediat australiane, u bë nga një program me nofkën ‘World One’. Ky program u krijua nga një pionier kompjuterash, Jay Forrester, i cili ishte kontraktuar nga ‘Klubi i Romës’ për të modeluar se sa mirë mund të përballojë bota rritjen e saj. Klubi i Romës është një organizatë e përbërë nga mendimtarë me qëllim të kuptuarit e sfidave globale me të cilat përballet njerëzimi dhe për të propozuar zgjidhje përmes analizave shkencore, komunikimit dhe avokatisë.

Parashikimet

Ajo çfarë ‘World One’ tregoi ishte se në 2040 do të kishte një kolaps global nëse zgjerimi i popullsisë dhe industrisë do të vazhdonte në nivelet aktuale të atëhershme.

Siç u raportua nga transmetuesi australian ABC, kalkulimet e modelit morën parasysh prirjet për rritje në nivelet e popullatës, rritjen e popullsisë, shumën e burimeve natyrore dhe cilësinë e përgjithshme të jetës në Tokë. Parashikimet e modelit për përkeqësimin e cilësisë së jetës në Tokë dhe shterimi i burimeve natyrore deri tani ka qenë në mënyrë të paevitueshme nën shenjestër.

Në fakt, 2020, është guri i parë shënjues i parashikuar nga World One. Sepse atëhere cilësia e jetesës pritet të bjerë dramatikisht. Ky skenar i paraqitur pritet të çojë në vdekjen e një numri të madh njerëzish.

“Afër vitit 2020, gjendja e planetit bëhet shumë kritike. Nëse nuk bëjmë asgjë, cilësia e jetës shkon në zero. Ndotja bëhet aq serioze saqë fillon të vrasë njerëz, do të shkaktojë vdekje në masë të popullsisë, deri në pikën që popullsia globale do të jetë më e ulët se në vitin 1900. Në këtë fazë jeta e civilizuar në planet rreth viteve 2040-2050 do të reshtë së ekzistuari.”

Alexander King, lideri i atëhershëm i ‘Klubit të Romës’, vlerësoi se rezultati i programit do të thotë gjithashtu që kombet shtete do të humbasin sovranitetin e tyre, duke i lënë vendin një Rendi të Ri Botëror me koorporatat që do të menaxhojnë gjithçka.

“Sovraniteti i kombeve nuk është më absolut,” tha King për ABC. “Ka një abdikim gradual të sovranitetit, pak nga pak. Edhe në kombet e mëdha kjo do të ndodhë.”

Si funksionoi programi?

Programi kompjuterik ‘World One’ e shihte botën si një sistem. Raporti e quajti “një xhiro elektronike me guidë e sjelljes tonë që nga 1900 dhe ku do të na çojë ajo sjellje”. Programi prodhoi grafikë që treguan se çfarë do t’i ndodhte planetit dekada në të ardhmen. Përmblodhi statistika dhe parashikime për variabla të tillë si popullsia, cilësia e jetesës, furnizimet me burime natyrore, ndotjen dhe më tej. Duke ndjekur linjën e kësaj prirjeje, mund të kuptosh se kur kriza do të ndodhë.

A mund ta ndalojmë katastrofën?

Si një masë për të ndaluar katastrofën, Klubi i Romës parashikoi se disa kombe si SHBA duhet të ngushtojnë oreksin e tyre për të thithur burimet natyrore. Shpresoi se në botën e së ardhmes, prestigji do të rridhte nga konsumimi i ulët – një arsyetim që akoma nuk është kthyer në fakt. Aktualisht nëntë nga dhjetë njerëz në botë thithin ajër që ka nivele të larta ndotjeje, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Agjencia vlerëson se rreth 7 milion vdekje çdo vit i atribuohet ndotjes.

*Përktheu për Mapo.al, Shaqir Sulaj. Marrë nga BigThink

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas