Kryesore

FSHF kërkoi ndëshkimin e Erjon Braçes për çakmakun ndaj arbitrit, Kuvendi i kthen përgjigje

Federata Shqiptare e Futbollit, i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të proçedojë debutetin e Partisë Socialiste, Erjon Braçe, pas incidentit të ndodhur në fundin e ndeshjes, Skënderbeu-Partizani, ku Braçe, i njohur si tifoz i Partizanit, pretendohet se goditi me çakmak arbitrin e ndeshjes, Andi Koçit.

 Pas kërkesës së FSHF-së, ka reaguar zyrtarisht edhe Kuvendi, i cili e ka rëzuar kërkesën e organit më të lartë të futbollit në vend, duke shpjeguar se Byroja mund të mblidhet vetëm nëse deputeti pengon zhvillimin normal të seancës planare, raporton Panorama Sport.



“Rregullorja për Mandatin dhe imunitetin parashikon masën disiplinore vetëm në raste kur deputeti fjalë fyese apo me veprimet e tij pengon zhvillimin normal të seancës plenare. Vetëm për sjellje dhe veprime në seancën plenare Kryetari i Kuvendit thërret mbledhjen e Byrosë për masën disiplinore ndaj deputetit”, thuhet në reagimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas