Kryesore, Sport

FSHF-ja dënon Partizanin, banderola raciste në stadium…

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka publikuar dënimet për parregullsitë e shënuara në sfida e javës që lamë pas.  Komisioni ka dënuar banderolën në shkallët e stadiumit nga tifozët e Partizanit.

Klubi i Partizanit është dënuar me 2 ndeshje pa tifozëve, për atë banderolë raciste të hapur në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Edhe ekipi i Skënderbeut, është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, për sjellje të gabuar të spektatorëve. Të njëjtën gjobë kanë marrë edhe Flamurtari e Tirana.



Më poshtë vendimet:

1.KF “Partizani”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatese.

2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

4. “Flamurtari FC”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ,në bazë të Nenit 66/2 KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lek.

5. Lojtari i Flamurtari FC, Idriz Batha, per loje te rende ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 48/1/b te KDS, denohet me nje ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 3 (tre) ndeshje pa spektatorë.

7. KF “Kevitan”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Vllaznia B”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS dhe 89/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).KF “Kevitan”, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së këtij veprimi përjashtohet nga aktiviteti dhe zbret një kategori më poshtë, në bazë të Nenit 89/2/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

8. Zyrtari i KF “Klosi”, Besnik Muharremi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i SHS “Përmeti”, Emiljano Mihali, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF “Delvina”, Adrian Xhibro, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isai, për protesta ndaj vendimeve zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. KF “Gramozi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkates.

13. Lojtari i KF “Term”, Marjo Kruja, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Teuta” U-19, Dejvi Kapllani, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Emanuel Nurcaj, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i KF “Lushnja” U-19, Kledi Allkanjari, për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. KF “Vlora” U-19, për aktivizimin të lojtarit Hitmen Troqe, që nuk kishte të drejtë për të luajtur në ndeshjen kundër KF “Republika” U-19, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Federata përmes një njoftimi zyrtar tha se i nxjerrë “karton të kuq” veprimit të tifozëve, ndërsa përcolli mesazhin e fortë se veprime të tilla do të dënohen me forcë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas