Sociale

Frikë nga qentë Pitbull pa maska në Tiranë, qytetarët: Policia bën sehir

Fëmijë të shkujdesur që luajnë në barin e parkut Rinia, dhe pak metra më tutje një çift qensh të rracës Pitbull, që shëtisin lirisht pa maska e pa litarë sigurie.

Pronari që u shkon nga pas në distancë as që duket i shqetësuar se ndonjëri nga qentë mund të egërsohet dhe të sulmojë fëmijët apo të tjerë qytetarë aq më tepër kur ka dy kafshë që cilësohen si tepër të rrezikshme për t’u menaxhuar.



Se çfarë mund të shkaktojë në një ambient publik një pitbull, a një doberman i liruar nga zinxhirët, shembujt fatkeq i gjen me shumicë në  rrjetet sociale.

E njëjta situatë paraqitet edhe në parkun e liqenit artificial ku shumë të rinj stërvisin në publik qentë e tyre të rracës.

Një 50 vjeçare nga Tirana rrëfen sesi një vit më parë në të njëjtin vend në hyrje të parkut u sulmua në befasi nga një qen rrace.

Të gjithë qytetarët që intervistojmë në park thonë se e ndiejnë frikën e kafshëve të tilla, sidomos kur shikojnë të lëvizin të lirë pa maska dhe litarë sigurie.

Qytetarët thonë se e njëjta histori përsëritet cdo ditë në sytë e policisë së rendit dhe policëve bashkiakë./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas