Kronika, Kryesore

Frikë nga hakmarrja, merret në mbrojtje familja e 54-vjeçarit që masakroi me sëpatë ish-dhëndrin

Policia ka marrë në mbrojte familjen e 54-vjeçarit Nizami Bezat nga Kamenica, i cili plagosi mbrëmë me sëpate ish-dhëndrin e tij. Një patrullë policie po mbikëqyr familjaret e Bezatit, për të shmangur një hakmarrje të mundshme të familjes së ish-dhëndrit 25-vjecar, i cili mbeti i plagosur rëndë.

09-09-2018 – Horrori në Korçë/ Goditi disa herë me sëpatë ish-dhëndrin, 25-vjeçari transportohet për në Tiranë në gjendje kritike



25-vjecari nga Kamenica i cili u plagos nga ish-vjehrri mbëmjen e sotme, është nisur me urgjencë për në spitalin e Tiranës.

Gjendja shëndetësore e të riut është e rëndë dhe në rrezik për jetën, kanë thënë mjekët e Korçës, pasi ka demtime në kokë dhe qafë, nga goditjet disa herë me sëpatë. I plagosuri ka qëndruar për dy orë në reanimacion, por më pas ekipi i mjekëve vendosi ta dërgojë në Tiranë për mjekim të specializuar.

Plagos me mjete të forta ish-dhëndrrin, 25-vjeçari në gjendje të rëndë

Më datë 09.09.2018, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasit Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij shtetasit S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas