Bota

Frika nga keqbërësit, 250 priftërinj kërkojnë armë zjarri

Më shumë se 250 udhëheqës fetarë në Filipine duan leje për të zotëruar armë, mes rritjes së vrasjes së priftërinjve. Zyrtarët më të lartë katolikë, megjithatë, kërkojnë që kleri të jetë gati të “përballet me vdekjen dhe rrezikun” pa pasur nevojë për armë.

“Ne kemi marrë 246 kërkesa për leje për mbajtjen e armëve të zjarrit jashtë vendbanimit nga 188 priftërinj dhe 58 shërbyes, predikues dhe pastorë”, tha të mërkurën shefi i Policisë Kombëtare të Filipineve (PNP) Oscar Albayalde.



Zyrtari tha se ai mbështeti idenë e armatosjes së fesë për sa kohë që ata ishin të kualifikuar për të mbajtur një licencë armësh. Albayalde tha se policia ishte e gatshme të ofronte trajnime të nevojshme për priftërinjtë, duke kërkuar të përmirësonin aftësitë e tyre “të gjuajtjes”.

Jo të gjitha aplikacionet janë vlerësuar ende, tha shefi i policisë, dhe mbetet e paqartë nëse të gjithë ata që aplikonin për licenca morën kërcënime me vdekje.

Kohët e fundit, Filipinet kanë parë një rritje të dhunës ndaj figurave fetare, me tre priftërinj katolikë të vrarë gjatë gjashtë muajve të fundit. Viktima e fundit, Fr Richmond Nilo, u qëllua më 10 qershor në një kishëz në qytetin e Zaragozës. Së paku gjashtë persona dyshohen për vrasjen e tij, një prej tyre është arrestuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas