Kryesore, Rusi 2018

Francë-Kroaci luhet për 38 milionë euro, zbardhen shifrat e ekipeve te tjera

Milionat e shpërndarë nga FIFA për Botërorin “Rusi 2018” kalonin çdo herë kompeticion tjetër të zhvilluar më parë nga institucioni më i lartë i futbollit. Këtë herë u shpërndanë 670 milionë euro për të gjitha skuadrat, një shifër shumë më e lartë nga ajo e katër viteve më parë. Franca dhe Kroacia do të përballen mes tyre jo vetëm për prestigjin dhe mbi të gjitha për historinë, por edhe për milionat. Sepse diferenca mes skuadrës që do të ngrejë trofeun dhe asaj që do të dalë e dyta është 10 milionë euro.

Një buxhet që mund të ndihmojë shumë dy federatat për projektet e tyre (sidomos atë kroate). Ekipi triumfues në ditën e sotme do të rikthehet në shtëpi me 32.3 milionë euro (38 milionë dollarë), ndërsa skuadra nënkampione do të përfitojë 10 milionë euro më pak. Nënkampionët do të përfitojnë 28 milionë euro, ose 23.8 milionë dollarë. Ndërkohë, ditën e djeshme është mësuar skuadra e tretë më e mirë e turneut, që është Belgjika. Ekipi i Martinezit përfitoi 20 milionë euro nga triumfi kundër Anglisë. Ekipet që janë eliminuar në fazën e parë u rikthyen në shtëpi me 7 milionë euro. (Panorama)



 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas