Kryesore

Francë-Danimarkë mbyllet me vërshëllima, Peruja i merr vendin e tretë Australisë






               Publikuar në : 18:11 - 26/06/18 |
mapo.al

Në “Luzhniki Stadium” u luajt ndeshja e fundit e Grupit C të Botërorit mes Francës dhe Danimarkës.


Franca ishte e kualifikuar dhe i mjaftonte një barazim për të siguruar vendin e parë.

Pikërisht ky ishte rezultati i takimit, 0-0, që i kualifikoi të dy ekipet, por që në fund u vërshëllye nga tifozët.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Peruja siguron fitoren e parë dhe e mbyll në vend të tretë, duke lënë të fundit Australinë.

Carrillo në pjesën e parë dhe Guerrero në të dytën i dhanë suksesin Perusë, e cila largohet me kokën lart nga ky Botëror.

 


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas