Dikur, Kryesore

Kur Shqipëria e vogël prodhonte traktorin e saj të parë “Made in Albania”

Sot vendi ynë, i cili edhe barin e thatë për bagëtitë e importon nga jashtë, dikur kishte avionë, nëndetëse, anije, tanke, flotë tregtare detare dhe hekurudha.

Por jo vetëm kaq…



Kishte edhe mjaft fabrika e kombinate që sado jashtë kohe prodhonin dhe fabrikonin produkte “Made in Albania”.

I tillë ka qenë edhe ky traktor, të cilin “Mapo.al” e sjell në këtë fotogaleri retrospektivë dhe në një video-dokumentar të Kinostudios “Shqipëria e re”, që  i takon asaj kohe i për industrinë modeste shqiptare, por që guxoi dikur…

Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania”, e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto-traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve.

Më pas erdhi dhe legjendari traktori shqiptar, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe.

Në ceremoninë e dikurshme të përurimit, ka qenë vet kryeministri komunist i asaj kohe, Mehmet Shehu, i cili ka provuar i pari traktorin “Made in Albania”.

Galeria e mëposhtme e fotove që “Mapo.al” ka bërë duke kërkuar në site të ndryshme për të mbledhur foto-dëshmi të prodhimit të parë motorik shqiptar, e dëshmon qartë se si ka qenë dikur dhe se është katandisur sot Traktori Shqiptar./Përgatiti E.K./Mapo.al/

<
>
1f8fe1662104f9b58636e3f2be7b3c34 2f0de17b6c0a802b7c9e7a6306a7b8f2 6d46c1a4192804b481edc72d9369261b 19 24_1483482829-3760974 37ef313989db9e2d05915c15e466f117 516d83ec9be81427053bc7171e7343c9 2140b27d18a5fa887200ae45c7f47a8f 9427f870be37f36a676eb3ee778d1f58 12510292_680615475414833_731758933747323470_n 15747493_1860391157510432_3503941277747268423_n 8366139619_d6418373ed_b afa4f7fe7fba35c89098503fa392391f bd3a65392bc056749f7e7a6c04116d06 c51481c04ad954f8c10c346df6513d77 d672b428d7e68a6f23469afd2afd7d45 df8294b54e863ef8b87e2eaa3035959d f92bd0734de54f82e546226ef833da7b hqdefault (1) hqdefault maxresdefault (1) maxresdefault mqdefault SDC10305 Traktor_DT_75 traktori-shqiptar5 traktori-shqiptar7 traktori-shqiptar8 traktori-shqiptar10 TraktorShqiptar-620x330 1-9

 

 

PasPara

1 koment

  1. Eshte shume e vertete qe Uzina Traktori ndertoi traktorin e pare ne Shqiperi, por eshte po aq e vertete qe nje nga traktoret e pare qe u ndertuan dhe qe u dergua per te punuar ne N.B.B ( Ndermarrja Bujqesore Bushat ) nuk arriti te punoje asnje dite, pasi ishte me difekt dhe nuk arriten ta riparojne kurre. Per pasoje mbeti i ndryshkur ne mes te ares… Ne vitet e mevonshme nuk u pa me gjurma e ketyre traktoreve. Per kete mund te deshmojne te gjithe ato qe kane punuar ne N.B.Bushat ne ate periudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas