Dikur

Fotot nudo të Jackie O’ synonin diskreditimin

Këto imazhe, të cilat tregojnë ish- Zonjën e Parë amerikane, Jackie Kennedy Onassis, nudo në një plazh në Greqi, ishin pjesë e një fushate diskreditimi nga i shoqi, pasaniku grek, Aristotle “Ari” Onassis.

Kështu pretendohet në një libër.



Fotot u shpërndanë në disa gazeta në atë kohë dhe u realizuan ndërkohë që çifti po kalonte një martesë të mbushur me tradhti, mungesa dhe grindje.

Autori i librit është Christopher Andersen.

Në fakt libri biografik është për djalin e Jackie, por aty tregohet se si Ari e përbuzte vazhdimisht atë, madje e quante Vejusha nëpër intervista.

Jackie u martua me të pasi ai e mbushi me dhurata dhe deklarata dashurie- edhe pse familja e saj dhe miqtë nuk ishin kurrë të bindur se ai ishte personi i duhur për të.

Andersen tregon në librin e tij se si marrëdhëniet u bënë të hidhura në vitin 1972.

Jackie ishte e lodhur nga mediat, që i dhunonin privacinë.

Atëherë Ari u dha dhjetë fotografëve hartën e detajuar dhe kohën kur Vejusha do ishte në plazh në Skorpios.

E pandërgjegjshme se i shoqi ishte pas këtij komploti, ajo u angazhua për të paditur këdo që do publikonte fotot.

Kurse Ari kërkoi divorcin, edhe pse ata nuk u divorcuan kurrë deri në vdekjen e tij në vitin 1975.

1

2

3

4

5

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas