Bota

Fotot/ “Njerëzit janë të mrekullueshëm”, historia e çiftit amerikan të vrarë nga ISIS, i ranë botës me bicikletë për një vit  

Jay dhe Loren endërrimtarët amerikanë që shëtitën botën me bicikletë për një vit u vranë nga ISIS

Dy 29 vjeçarët lanë punën një vit më parë në Uashington dhe vendosën të udhëtojnë rreth e qark botës duke pedaluar për një vit rresht. “Njerëzit janë të mrekullueshëm”, përcillnin në mesazhet e tyre të shkurtra në rrjetet sociale pas çdo eksperience  nëpër botë. Ata u vranë në ditën e 369-të të udhëtimit të tyre nga një sulm terrorist në Tagikistan.



“Në media shkruhet se bota është një vend i madh dhe i frikshëm, plot me njerëz të këqinj që nuk u duhet besuar. Unë nuk e besoj këtë”, shkruante Jay Austin në muajin prill teksa ndodhej në Marok. “Në shumicën e rasteve, njerëzit janë shumë xhentil. Ndonjëherë egoistë, disa të tjerë miopë, por ne thelb xhentil. Bujar dhe të mrekullueshëm”.

Jay kishte takuar shumë njerëz të cdo ngjyre, etnie apo feje, në xhiron e tyre nëpër botë të filluar në korrik të vitit 2017 bashkë me të fejuarën e tij Lauren Geoghegan. Aventura e tyre përfundoi pas 369 ditësh nga një grup terroristësh që lëshuan një bombë poshte rrotave të një makine…

Ja disa foto nga eksperienca e tyre…

<
>
cifti dy cifti amerikan cifti tre cifti kater cifti pese cifti gjashte cifti shtate cifti tete

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas