Auto

Mercedezi 34 vjet në garazh vetëm me 82 km, ja historia e pazakontë

Një histori interesante  vjen nga Gjermania. Kohët e fundit, një i moshuar që punoi gjithë jetën si një shofer taksie vdiq duke lënë pas një “sekret”. Kur të afërmit hynë në garazh, ata u tronditën duke parë një Mercedes 300 D seri W123 akull të ri me vetëm 82 km të përshkruara.

Çfarë kishte ndodhur dhe pse gjendej aty ajo makinë e sapodalë nga fabrika, sigurisht kur ishte prodhuar, në vitin 1984? Të afërmit e të ndjerit arritën të njihen në mungesë të tij me “hallin” që atë e kishte zënë ato vite.



Ai ishte shumë i shqetësuar për të ardhmen e tyre kur kompania nga Shtutgarti në vitin 1984 njoftoi një brez të ri të makinave mbi klasën e mesme. Po atë vit ishte njoftuar prodhimi i modelit të ri W124, i ndjeri kishte vendosur ta ruante e mbante rezërve 123-in e tij të dashur, i konsideruar si më i shituri në histori. Dhe kështu, ai mbeti i paprekur për 34 vjet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas