Kronika, Kryesore

Fotot: Hapin topin e Realit në burgun e Lezhës, shihni se çfarë gjejnë

Tentohen mënyra të reja për të futur celularë në burgje. Një rast i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar së fundmi në ambientet e Burgut të Lezhës.

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.



Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy iPhone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.

Muajt e fundit Ministria e Drejtesisë ka njoftuar një sërë masash për rritjen e sigurisë së brendshme në burgje. Ndërkohe që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë nisur prej disa javësh kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit, me qëllim parandalimin e hyrjes së mjeteve dhe sendeve të kundraligjshme në ambientet e bredshme të IEPV-ve. Në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm janë të vendosur të vijojnë aksionet për të parandaluar raste si ky i ndodhur në IEPV e Lezhës.

<
>
reali1 reali2 reali3
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas