Dikur, Kryesore

Fotot e rralla/ Kur për në Jug shkohej nga Llogoraja me rrugë kalldrëmi…

Sot për në të shkuar në Jug të vendit, për plazh në rivierë, shqiptarët shkojnë me ‘X6’, ‘Q7’, ‘ML’, ‘GL’, ‘Porsche’, apo dhe të tjera lloje supermakinash, por qahen për kohën e “gjatë” të udhëtimit dhe trafikun që hasin në disa segmente.

Por dikur, në atë kohë kur në Shqipëri sapo kishin hyrë automobilat e parë dhe nga kompani italiane kishin nisur të ndërtoheshin rrugët e para, të cilat përshkonin dhe ndiqnin shtigjet e karvanëve me kuaj, të mbërrije në Jug ishte një aventurë e vërtetë.



Në disa foto të vjetra që “Mapo.al” ka siguruar nga lexuesit e saj, vijnë pamje të rralla nga rruga e parë automobilistike mbi qafën e Llogorasë.

Rruga e cila nisi të ndërtohej në vitet ’30-të, ishte një zgjerim i shtegut të karvanëve me kafshë dhe bazamenti i saj u bë me gurë si kalldrëm.

Edhe pse aty nisën të qarkullonin automjetet e para të kohës, duhet marrë me mend se cila ishte siguria, rrehatia dhe për më tepër shpejtësia e qarkullimit.

Megjithatë rrugët e para që u hapën në atë kohë nisën të lidhnin me Vlorën më shpejtë fshatrat e Jugut, e më tej me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Rrugët më tej u zgjeruan edhe për qëllimet e luftës nga Italia fashiste, por që prej afro 100 vitesh kur dhe nisi ndërtimi, sërish ‘shtegu i Jugut’ ka mbetur ende i gjatë, i ngushtë dhe i vështirë, ku rreziqet dhe trafiku nuk mungojnë, sidomos në verë./E.K./Mapo.al/

<
>
1caeaa4c3862ae2965a986ce8acc7e7d 3a6efdf67f7434f93883e175f674c905 9bef0d6466816555a740270e77ee4852 82e4b9da07cca5b80d33215e7ded1bb7 54101e1dd1e3a145812b70676ab99fcc a7b9cb3842869645073be7515c9a7c7a a358bc45bc6b12598a8cd6bb472fa52f baf3779ade5025917d024e1f63d72d99 d5d3ce8eb47cea44054ddb88f0d3e848 dec008f3f2352568bf0bd934288f646e dfcc43213e1f3c58ab433e5fbcebd465 e58b31f690548648b2aaa4e81a4fc2f9 f395b4c3e535380cc82fda19230c69f4 f1579068e888423e3e3eeb7c1f638fd5

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas