Dikur, Kryesore

Fotot e rralla brenda fabrikave të komunizmit që sot janë zhdukur pa lënë gjurmë

Në kohën e komunizmit u ndërtuan dhjetra fabrika.

Sot, asnjëra prej tyre nuk ekziston më.



Në dekadën e fundit të viteve ‘80-‘90, ekonomia shqiptare shfaqi shenjat e një krize totale, mallrat e konsumit të gjerë filluan të mungonin në masë, duke kaluar në sistemin e tallonëve ushqimorë për popullsinë, eksportet u ulën, ndërkohë që kërkesat për importe të nevojës së parë shtoheshin vazhdimisht, rezervat në devizë u pakësuan dhe në tërësinë e tij, prodhimi vendas e në mënyrë të veçantë ai agroushqimor, po ulej me ritme shqetësuese.

Dizekuilibrat makroekonomikë u thelluan, deficiti buxhetor u rrit së tepërmi, duke arritur në 16.6% të PBB, rritja ekonomike modeste prej 1-2% e verifikuar në periudhën 1980-‘85 u bë negative gjatë ‘85-‘90, në fillim të vitit 1991, borxhi i jashtëm e kaloi masën e 30% të PBB.

Vendi ra në një krizë të thellë ekonomike e financiare dhe sistemi i ekonomisë së centralizuar nuk dispononte më asnjë mjet e mundësi që ta ndalte atë. Në një kuptim të gjerë, me gjithë disa tentativa për modifikimin e politikës ekonomike dhe lejimin e disa elementëve “të ekonomisë kapitaliste”, kjo ishte një krizë e vetë sistemit socialist dhe për pasojë, nuk mund të zgjidhej pa e ndryshuar atë.

Fotot e mëposhtme tregojnë realitetin brenda këtyre fabrikave.

<
>
kom127 kom128 kom129 kom130 kom131 kom132 kom156 kom157 kom158 kom159 kom160 kom161 kom162 kom163 kom165 kom166 kom171 kom172 kom173
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas