Kryesore

Fotot e anijes me emigrantë, Salvini: Nuk do  e kthejmë Italinë në kamp të madh refugjatësh

Një anije me 629 emigrantë të shpëtuar teksa po kalonin Mesdheun, ka mbetur në mes të detit pasi refuzohet nga Italia dhe Malta.

Në bordin e “Aquarius” janë më shumë se 120 fëmijë dhe shtatë gra shtatzëna.



Emigrantët u shpëtuan në det nga mbytja të shtunën, por as Roma dhe as Valeta nuk e lejojnë të ankorohet.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini tha se nuk do lejojë asnjë anije shpëtimi në vend nëse Malta nuk e merr anijen “Aquarius”.

“Shpëtimi i jetëve në det është një detyrim, por transformimi i Italisë në një kamp të madh refugjatësh nuk është”, tha Salvini.

“Italia është lodhur duke ulur kokën dhe duke u bindur. Është koha që dikush të thotë jo”.

<
>
anija1 anija2 anija3 anija4 anija5 anija6
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas