Aktualitet

FOTOT/Banorët e Njësisë 7 me një kënd të ri, ja si është transformuar sheshi “Shefqet Musaraj”

Pak muaj më parë pjesa mes bllokut të pallateve në rrugën “Shefqet Musaraj”, pranë zonës së njohur si ish-NSHRAK-u, ishte një hapësirë totalisht e degraduar dhe që shërbente për parkime makinash vend e pa vend.
Sot falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, e gjithë kjo hapësirë po u kthehet banorëve të zonës si një kënd rekreativ, i pajisur me të gjithë infrastrukturën e duhur që nga trotuaret, stolat, ndriçimi, lulishtet, pemët etj.
Është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që ka publikuar disa foto nga transformimi i këtij sheshi, çka në fakt përbën një investim të munguar prej vitesh në këtë zonë të kryeqytetit dhe një premtim të mbajtur për banorët.
“Pak nga pak çdo ditë, pa zhurmë e rrokopujë, po merr formë sheshi “Shefqet Musaraj”, te Njësia nr. 7. Jo veç në qendër, po në çdo cep të Tiranës! Gjëra të vogla, me dashuri të madhe!”, shkruan Veliaj për punën e kryer në këtë projekt.
<
>
eshte 2 eshte 3 eshte eshte1 ishte 2 ishte


PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas