KMR, Kryesore

Fotoreportazh nga ‘Ishulli i luftës’… ajo çfarë ka mbetur nga baza luftarake e Sazanit

Aty nuk gumëzhijnë më as nëndetëset, a katër-siluruesit, as ushtarët e marinarët shqiptarë dhe rusë… madje edhe anija e Zheleznovit ka ikur me kohë.

Porti, kazermat, qyteza, fortinot, tunelet dhe armët e rënda ia kanë lënë vendin heshtjes, ferrave, ndryshkësirave dhe braktisjes.



Ishulli dikur ‘i papushtueshëm’ i Sazanit, ose ‘Porta e hekurt’ e gjirit të Vlorës, sot lundron mbi valë si një anije e braktisur piratësh dhe mbi shpinë mban gjithë farë kujtimesh nga epoka e ‘Luftës së Ftohtë’.

Lexues të “Mapo.al” kanë sjellë një fotogaleri të rrallë shoqëruar me shpjegimet përkatëse, të gjithë asaj çfarë ka mbetur sot nga baza e dikurshme ushtarake e ishullit të Sazanit në Vlorë.

Tani prej disa kohësh ky ishull është hapur për turistët dhe kureshtarët e shumtë dhe për këtë anije të posaçme turistike nisen çdo mëngjes nga Porti Detar i Vlorës për të çuar aty vizitorët.

Por përveç objekteve të shumta ushtarake dhe ndonjë motovedete të Rojes Bregdetare, në ishull kanë mbetur vetëm kujtime të ndryshkura të asaj kohe që flet shumë me heshtjen e saj.

Megjithatë syrit të vëmendshëm të eksploruesve të apasionuar nuk u kanë shpëtuar tek-tuk edhe shumë objekte të flakura shkujdesur, apo të harruara ndër vite në ishull nga banorët e dikurshëm që jetonin dhe vigjilonin aty në ‘mbrojtje’ të socializmit.

Por sot armiku që nuk u shfaq asnjëherë si pushtues në brigjet e këtij ishulli-bazë, tani po vjen si turist dhe po gjallërron ishullin e braktisur që mbahet si një rrelike e kohës së ‘Luftës së Ftohtë’./E.K./Mapo.al/

<
>
37300484_10155600490733144_9143874322509594624_o 37521611_10155600490323144_9180601743203893248_o 37534571_10155600500428144_5506646160829317120_o 37541981_10155600490178144_4386951949153468416_o 37544491_10155600488808144_1020972399807430656_o 37546734_10155600488978144_6712116109266386944_o 37554862_10155600488993144_5388638708851277824_o 37559730_10155600488688144_623122531137617920_o 37561263_10155600488593144_4359412146405113856_o 37562506_10155600489198144_6774462859557470208_o 37564213_10155600490378144_6192657969641947136_o 37565552_10155600490088144_5196961705774546944_o 37567623_10155600489903144_7001497652617543680_o 37568772_10155600489468144_1609813511305691136_o 37574481_10155600490508144_8954231828261109760_o 37580678_10155600490528144_426413381168136192_o 37584951_10155600488738144_1001844500961689600_o 37584964_10155600489408144_6324724855329521664_o 37590514_10155600489753144_6191537227990827008_o 37592879_10155600489538144_2305538835334823936_o 37597971_10155600489073144_4365437143707811840_o 37598964_10155600488953144_6036389767875133440_o 37611415_10155600490503144_4183911300130144256_o 37611430_10155600489728144_3092669378479521792_o 37620920_10155600489868144_8060667661899530240_n 37624257_10155600489943144_3875395381122564096_o 37624279_10155600489673144_8129827918244216832_o 37626291_10155600488608144_5906917544945516544_o 37629964_10155600490118144_4349214511064940544_o 37631201_10155600490343144_492221149250322432_o 37637142_10155600490353144_4826375241527721984_o 37637298_10155600489893144_544569408949846016_o 37643372_10155600490548144_3883070208507641856_o 37650651_10155600490748144_2197855093166964736_o 37655354_10155600489228144_2420495670826762240_o 37656589_10155600490708144_5170975061984673792_o 37661440_10155600489433144_1337742361194659840_o 37673668_10155600490123144_9002178515281379328_o 37676830_10155600489173144_894576958304681984_o 37680746_10155600489298144_1672272003760914432_o

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas