Kryesore

Fotoreportazh: ‘Gomone me drogë’ çdo ditë para Ministrisë së Brendshme…

Të rinjtë e opozitës protestuan sot para zyrës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në shenjë simbolike, ata sollën aty një gomone të mbushur me pako, që simbolizojnë drogën.

Kjo situatë do të përsëritet cdo ditë. Kryetari I FRPD-së, Belind Këllici tha se protesta para ministrisë së Brëndshme do të mbahet çdo ditë. Nesër demokratët do të protrestojnë në orën 20.00 të mbrëmjes edhe pse vështirë të jetë Xhafaj në atë orë në zyrë.



“Kuksianët në burg, Tahiri i lirë”, ishin stampimet në bluzat e të rinjve.

“Jepe dorëheqjen, jepe dorëheqjen, droga ik, Xhafaj ik, Rama ik”, ishin disa nga thirrjet e të rinjve demokratë.

“Ti nuk je më ministri ynë, ti je turp, qeveri e krimit, qeveri e krimit”… Secili prej protestuesve me pankarta në duar, përmes një megafoni që kalonte nga dora në dorë, kërkuan dorëheqjen e Fatmir Xhafës.

“Policia e krimit, policia e krimit”, thirrën protestuesit.

<
>
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas