Aktualitet, Kryesore

Fotolajm/ Rita… çiftelia dhe “Kurbani” që rri mbi kokën e Veliajt 

Para se të ngjitej në skenën e sheshit “Skëndërbej” këngëtarja me famë botërore Rita Ora, e shoqëruar nga i ati dhe e motra, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai e falenderoi atë për imazhin që përcjell në botë si përfaqësuese e shqiptarëve dhe frymëzuese e brezit të ri, dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi asaj Çelësin e Qytetit.



Por jo vetëm. Veliaj i dhuroi asaj edhe një çifteli, të cilën e mbante në zyrën e tij, instrumenti muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare.

Sigurisht që kjo dhuratë nuk mund të shmangej edhe pa një foto të castit e realizuar nga stafi i bashkisë së Tiranës. Aty duken Veliaj, Ritan Ora dhe ciftelia e dhuruar.

Fotoja është shkrepur në një kend te bibliotekës të zyrës së Veliajt.

Si për ironinë e fatit, në morinë e librave të shumtë, në foton e publikuar nga Bashkia e Tiranës, mbi kokën e Veliajt dallohet edhe libri i kryeministrit Edi Rama “Kurbani”…/Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas