Aktualitet, Kryesore

Fotolajm/ Refugjatë afganë para bashkisë së Tiranës, kërkojnë… kampin e OKB-së

Një situatë e pazakontë është krijuar para bashkisë së Tiranës dje. Disa refugjatë afganë qëndronin në pritje duke kërkuar kampin e hapur nga OKB-ja!

Qytetarët kanë vënë në dijeni efektivët e Policisë, të cilët kanë ardhur për t’i marrë në pyetje dhe orientuar drejt qëndrave të pritjes.



Avokati Altin Goxhaj, veprimtar i shoqërisë civile, ka ngritur shqetësimin në profilin e tij në FB. “Para 1 ore para Bashkisë Tiranë! “ shkruante Goxhaj të shtunën duke publikuar fotografitë.

“Afganët po vijnë! Deklaruan se kanë ardhur në këmbë pa i ndaluar kush dhe po kërkonin kampin!!! Cilin kamp???  Të UN thanë!!! Më pas erdhën policët për t’i marrë”.

Qarqet politike brenda dhe jashtë vendit kanë flur javët e fundit për vërshimin e refugjatëve në Ballkan dhe ku Shqipëria pritet të jetë një nga vendet më të prekura.

Disa shtete europiane si Austria dhe Danimarka kanë insistuar në ngritjen e qendrave të pritjes dhe kampeve të refugjatëve në vendet jashtë BE-së, ku më së shumti po diskutohet Shqipëria.

Qeveria shqiptare deir tani e ka mohuar se ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare për këto kampe apo se është vetëofruar për t’i hapur në këmbim të çeljes së negociatave nga BE-ja.

<
>
35971430_2116099725344568_7502216755440254976_o 35972450_2116104192010788_4371560023315185664_o 36063744_2116104228677451_4764236453553111040_o auto_34936082_616493942047351_8289720827595718656_n1529826562

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas