Kronika

Fotolajm/ Plas te “Unaza e Re”, protestuesit bllokojnë rrugën dhe ndezin…







               Publikuar në : 18:16 - 13/11/18 |
mapo.al

Janë përshkallëzuar para pak çastesh protstat e banorëve te “Unaza e Re” në Tiranë, të cilët nuk duan që t’u prishen shtëpitë. Kapsolla janë plasur, si dhe janë ndezur goma makinash në rrugë.


Protesta e cila vijon prej disa ditësh me bllokime rruge dy herë në ditë, sot ka arritur kulmin. Banorët e “Unazës së Re”, pasi janë ndjerë të ofenduar nga një deklaratë e paradites së kryebashkiakut Veliaj, i cili i ka konsideruar si “shpellarë që pengojnë zhvillimin e projektit”, kanë vendosur të bëjnë me rradikale protestën e tyre.

“Mbi trupat tanë do kalojë për të prishur shtëpitë tona”,- thanë disa prej protestuesve.

“Nuk jemi shpellarë!”, “Nuk jemi abuzivë”, ishin disa prej parrullave që u hodhen në këtë protestë spontane./Mapo.al/

<
>
46074303_1722020084575779_8936672838018924544_n 46137518_197573684491846_6526219208752103424_n 46179484_350265015721206_7028585839554723840_n 46223141_946261005582249_7701837008473161728_n


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas